ShF “Nikolla Vapcarov” – Shkup

LETËRNJOFTIMI I SHKOLLËS

Emri i shkollës: ShF "Nikolla Vapcarov" - Shkup

Adresa: rr. "Braqa Rexhepagiq" pn, Çair, Shkup

Dita e shkollës: Janar 1980

Festa e patronatit: 9 Dhjetor

Numri i klasave/nxënësve: 31 klasa / 731 nxënës

Gjuha e mësimit: Gjuha shqipe, gjuha maqedonase

Kontaktet: tel/fax 02/2622675 , nikola-vapcarov@hotmail.com

Me dituri deri te suksesi

Grante të fituara në kuadër të projektit "Integrimi ndëretnik në arsim" - "Ndërtojmë ura", me temën "Të gjithë jemi të barabartë", në bashkëpunim me dy shkolla-​​partnere "Vasil Gllavinov" dhe "Hristian Todorovski-Karposh", i kemi zbatuar aktivitetet në vijim: Të drejtat dhe përgjegjësitë, Vallëzimi dhe vallet tradicionale, Lojërat pa kufij.

 

Grant i fituar nga MASh për organizimin e aktiviteteve që kanë për qëllim zhvillimin dhe promovimin e multikulturalizmit, integrimin dhe tolerancën ndëretnike, të titulluar "Diversitetet na bashkojnë."

 

Është fituar vendi i parë, me rastin e Turneut tradicional përkujtimor në futboll, në nivel komunal.

 

Vendi i parë në nivel komunal dhe vendi i dytë në nivel të qytetit të Shkupit, në kuiz-turneun për zjarrfikës të rinj, të organizuar nga Shoqata e zjarrfikësve – Shkup, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq.

 

Fitimi i vendit të dytë në konkursin letrar me rastin e "7 Marsit – ditës së mësuesit" në nivel komunal.

 

Manifestimi multikulturor, me rastin e “7 Marsit – ditës së mësuesit", ku ishte i pranishëm ambasadori i Sllovenisë, Millan Jazbec, me qëllim të njohjes dhe të bashkëpunimit të mëtejshëm - binjakëzim me një nga shkollat ​​në Slloveni.

admin