koha

Për njeriun parahistorik rrjedhja e kohës ishte shumë e rëndësishme për mbijetesën e tij, kurse rrjedhjen e saj e ka “lexuar” nga ndryshimet që kanë ndodhur në natyrë. Ndryshimi i stinëve të vitit dhe lëvizja e diellit dhe hënës ishin “orët” me të cilat njerëzit në të kaluarën e matin kohën. Vëzhgimi i qiellit u lejoi qytetërimeve të hershme që të prodhojnë disa lloj kalendarësh të bazuar në lëvizjen e hënës. Qytetërimet e lashta të Babilonisë, Egjiptit, Indisë dhe Kinës kishin të zhvilluar sisteme të regjistrimit të kohës. Egjiptianët mendonin se viti ka 365 ditë, kurse kohën e caktonin duke e vërejtur momentin e lindjes së yllit Sirius – yllin më të ndritshëm në qiell.

 

Deri në vitin 45 p.e.r. nuk u bë asnjë përpjekje serioze për të barazuar llogaritë e ndryshme të kohës në të gjithë botën e atëhershme të njohur. Kalendari Julian, i quajtur sipas emrit Jul Caezarit, sot njihet si kalendari i vjetër. Në të ishin futur: vit i brishtë, heqja e vitit hënor, përcaktimi i saktë i gjatësisë së një viti në 365,25 ditë, renditja e ditëve në muaj (në disa muaj 30 ditë, në disa 31 ditë, kurse në muajin shkurt 28 apo 29 ditë), kthimi i ekuinoksit (barazimit të ditës dhe natës) në mars.

 

Në vitin 1582 kalendari i vjetër në pjesën më të madhe të Evropës u zëvendësua me kalendarin gregorian ose me kalendarin e ri, kurse në vende të tjera ishte përdorur deri vonë, deri në vitin 1918, kur ishte refuzuar përfundimisht në Perandorinë Osmane. Astronomët e kuptuan se viti prej 365,25 ditësh nuk është i përshtatshëm me vitin Tropikal (ose koha e nevojshme që të ndryshohen të gjitha katër stinët), i cili është 20 minuta më i shkurtër se sa koha që i duhet Tokës të bëjë një rrotullim të plotë rreth diellit. Ky ndryshim është akumuluar gjatë shekujve për dhjetë ditë të plota në shekullin e 16-të. Nëse ky ndryshim nuk ishte korrigjuar, atëherë Viti i Ri dhe Krishtlindjet, nuk do të kishte kohë që të jenë në.

@import url(http://libi.mk/wp-content/plugins/siteorigin-panels/css/front-flex.min.css); #pgc-7155-0-0 { width:100%;width:calc(100% – ( 0 * 30px ) ) } #pg-7155-0 , #pl-7155 .so-panel { margin-bottom:30px } #pgc-7155-1-0 , #pgc-7155-1-2 { width:10%;width:calc(10% – ( 0.9 * 30px ) ) } #pgc-7155-1-1 { width:80%;width:calc(80% – ( 0.2 * 30px ) ) } #pl-7155 .so-panel:last-child { margin-bottom:0px } #pg-7155-1.panel-no-style, #pg-7155-1.panel-has-style > .panel-row-style { -webkit-align-items:flex-start;align-items:flex-start } @media (max-width:1024px) and (min-width:321px) { #pg-7155-1.panel-no-style, #pg-7155-1.panel-has-style > .panel-row-style { -ms-flex-wrap:wrap;-webkit-flex-wrap:wrap;flex-wrap:wrap } #pg-7155-1 .panel-grid-cell { -ms-flex:0 1 50%;-webkit-flex:0 1 50%;flex:0 1 50%;margin-right:0;margin-bottom:30px } #pg-7155-1 .panel-grid-cell:nth-last-child(1) { margin-bottom:0 } #pg-7155-1 .panel-grid-cell:nth-child(even) { padding-left:15px } #pg-7155-1 .panel-grid-cell:nth-child(odd) { padding-right:15px } } @media (max-width:320px){ #pg-7155-0.panel-no-style, #pg-7155-0.panel-has-style > .panel-row-style , #pg-7155-1.panel-no-style, #pg-7155-1.panel-has-style > .panel-row-style { -webkit-flex-direction:column;-ms-flex-direction:column;flex-direction:column } #pg-7155-0 .panel-grid-cell , #pg-7155-1 .panel-grid-cell { margin-right:0 } #pg-7155-0 .panel-grid-cell , #pg-7155-1 .panel-grid-cell { width:100% } #pgc-7155-1-0 , #pgc-7155-1-1 { margin-bottom:30px } #pl-7155 .panel-grid-cell { padding:0 } #pl-7155 .panel-grid .panel-grid-cell-empty { display:none } #pl-7155 .panel-grid .panel-grid-cell-mobile-last { margin-bottom:0px } }