disiplinatmashkullore

[siteorigin_widget class=”SiteOrigin_Widget_Hero_Widget”][/siteorigin_widget]

 

Në gjimnastikën sportive garat në konkurrencë të meshkujve zhvillohen në gjashtë disiplina.

 

Parteri (dyshemeja): Sikurse gjimnastet, gjithashtu edhe gjimnastët në këtë disiplinë bëjnë ushtrime në parter në formën e katrorit me përmasa 12 me 12 m, por brenda një periudhe më të shkurtër prej 60 deri në 70 sekonda. Ata gjithashtu performojnë edhe pa shoqërim të muzikës. Rregullat thonë se gjimnastët gjatë stërvitjes së tyre lejohet që vetëm një herë të ndalet në këndin e katrorit.

 

Kali me doreza: Kjo disiplinë është një nga më të vështirat në gjimnastikë. Ajo kryhet në pajisje të kalit me doreza, e cila është 163 cm e gjatë dhe është vendosur në lartësi prej 110 cm. Gjimnasti me të dy duart mbahet për doreza ose për kali dhe bën lëvizje rrethore dhe lëvizje me këmbë. Ushtrimi përfundon me akrobatikë në ajër dhe rrotullim që duhet të bjerë në tokë me të dy këmbët. Kjo disiplinë ndoshta është bërë në mënyrë që të kontrollohen aftësitë e kalorësve të ardhshëm. Kjo disiplinë kërkon forcë, shpejtësi, qëndrueshmëri dhe përgatitje të mirë.

 

Unazat: Unazat janë pajisje që vendosen në një lartësi prej 250 cm, kurse janë me gjatësi prej 325 cm, respektivisht janë lidhur në lartësi prej 575 cm nga dyshemeja. Distanca ndërmjet unazave është 50 cm. Në to gjimnastët, duke u mbajtur të dy duar, kryejnë ushtrime të ndryshme duke lëvizur këmbët dhe duke u rrotulluar. Për kapjen e unazave të vendosura lart, gjimnastët ngrihen nga një person tjetër. Gjatë ushtrimit, unazat nuk duhet të lëkunden, që kërkon forcë dhe qëndrueshmëri të madhe. Ushtrimi në këto pajisje përfundon me një kërcim.

 

Kërcimi i kalit: Kërcimin e kalit gjimnastët e kryejnë me ndihmën e kalit pa dorëza ose trampolinës, deri te e cila mbërrijnë me vrap në distancë prej 25 m. Duke mbajtur duart në kalë, gjimnastët hidhen në ajër duke kryer ushtrim që përmban salto të shumëfishta ose vetëm duke u rrotulluar. Ushtrimi përfundon me një kërcim në anën tjetër të kalit që duhet të jetë stabil. Shumë i rëndësishëm është pozicioni i duarve dhe shpatullave, si dhe baraspesha e përgjithshme e trupit, nga çka në të vërtetë varet cilësia e akrobacioneve të kryera.

 

Paralelja: Disiplina në paralele përmban ushtrime që kryesisht përbëhen nga hedhja në ajër, rrotullimi, zhvendosja dhe lëvizja nën dhe mbi dy shufra të vendosura paralelisht në një lartësi fikse prej 175 cm.

 

Ushtrime në hekur: Kjo është një nga disiplinat më spektakulare nga gjashtë disiplinat e meshkujve. Ajo kryhet në një hekur në formë të shufrës me gjatësi 240 cm dhe vendoset në një lartësi prej 255 cm. Për t’u kapur në të, gjimnastët ndihmohen duke u ngritur nga një person tjetër, ngjashëm si edhe në disiplinën unazat. Në hekur, ata kryejnë ushtrime të ndryshme: zhvendosje, rrotullime, kërcime, salto etj.

@import url(http://libi.mk/wp-content/plugins/siteorigin-panels/css/front-flex.min.css); #pgc-7124-0-0 { width:100%;width:calc(100% – ( 0 * 30px ) ) } #pg-7124-0 , #pl-7124 .so-panel { margin-bottom:30px } #pgc-7124-1-0 , #pgc-7124-1-2 { width:10%;width:calc(10% – ( 0.9 * 30px ) ) } #pgc-7124-1-1 { width:80%;width:calc(80% – ( 0.2 * 30px ) ) } #pl-7124 .so-panel:last-child { margin-bottom:0px } #pg-7124-1.panel-no-style, #pg-7124-1.panel-has-style > .panel-row-style { -webkit-align-items:flex-start;align-items:flex-start } @media (max-width:1024px) and (min-width:321px) { #pg-7124-1.panel-no-style, #pg-7124-1.panel-has-style > .panel-row-style { -ms-flex-wrap:wrap;-webkit-flex-wrap:wrap;flex-wrap:wrap } #pg-7124-1 .panel-grid-cell { -ms-flex:0 1 50%;-webkit-flex:0 1 50%;flex:0 1 50%;margin-right:0;margin-bottom:30px } #pg-7124-1 .panel-grid-cell:nth-last-child(1) { margin-bottom:0 } #pg-7124-1 .panel-grid-cell:nth-child(even) { padding-left:15px } #pg-7124-1 .panel-grid-cell:nth-child(odd) { padding-right:15px } } @media (max-width:320px){ #pg-7124-0.panel-no-style, #pg-7124-0.panel-has-style > .panel-row-style , #pg-7124-1.panel-no-style, #pg-7124-1.panel-has-style > .panel-row-style { -webkit-flex-direction:column;-ms-flex-direction:column;flex-direction:column } #pg-7124-0 .panel-grid-cell , #pg-7124-1 .panel-grid-cell { margin-right:0 } #pg-7124-0 .panel-grid-cell , #pg-7124-1 .panel-grid-cell { width:100% } #pgc-7124-1-0 , #pgc-7124-1-1 { margin-bottom:30px } #pl-7124 .panel-grid-cell { padding:0 } #pl-7124 .panel-grid .panel-grid-cell-empty { display:none } #pl-7124 .panel-grid .panel-grid-cell-mobile-last { margin-bottom:0px } }