disipliniatfemerore

Në gjimnastikën sportive në konkurrencë për femra garat zhvillohen në katër disiplina.
 

Kërcimi i kalit: Në kërcimin e kalit, gjimnastet vrapojnë 25 m deri te kali për kërcim ose te dërrasa për kërcim, nga e cila, duke u mbajtur me duar, bëjnë ushtrim në ajër, duke u zhvendosur në anën tjetër të kalit. Ekzibicioni në ajër mund të përfshijë një ose dy salto ose rrotullime të shumëfishta ose, mund të jetë vetëm rrotullim në ajër. Gjatë kërcimit është shumë e rëndësishme që gjimnastja të ndalet mirë me të dy këmbët, përndryshe në të kundërtën kjo dënohet nga referat.

Në vitin 2001 vegla e vjetër gjimnastikore “kali” u zëvendësua me një tabelë të re për kërcim, e cila është më e fortë, më e qëndrueshme dhe me sipërfaqe më të madhe (1 metër me 1 metër) dhe siguron stabilitet dhe besueshmëri më të madhe gjatë kryerjes së kërcimit. Me këtë ndërrim në pajisje, gjimnastet përpiqen të bëjnë ushtrime më komplekse dhe më të vështira.

 

Paralelet me dy lartësi: Në disiplinën paralele me dy lartësi, gjimnastet kryejnë ushtrime në dy shufra horizontale me lartësi të ndryshme, e cila është fiks e përcaktuar, për dallim nga distanca midis tyre, që mund të jetë e ndryshme. Gjimnastet në shufra lëkunden, rrotullohen, zhvendosen, lëvizin nën dhe mbi shufër dhe kërcejnë nga njëra në tjetrën gjatë performimit të tyre, të cilën e përfundojnë me kërcim që duhet të bien në tokë me të dy këmbët. Gjimnastet shpesh ngjiten në shufra duke përdorur dërrasën ndihmëse.

 

Trau: Në tra gjimnastet në afat prej 60 deri në 80 sekonda kryejnë kërcime, lëvizje, ushtrime dhe akrobacione të ndryshme. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës, trau duhet të jetë 500 cm i gjatë, 10 cm i gjerë dhe i vendosur në një lartësi prej 125 cm. Për performim në tra janë të nevojshme baraspesha, fleksibiliteti dhe forca.

 

Parteri (dyshemeja): Kjo disiplinë përbëhet nga ushtrimet në parter në formë të katrorit me dimensione 12 me 12 metra në afat prej 70 deri në 90 sekondave, të cilat gjimnastet i kryejnë me shoqërim të muzikës.

@import url(http://libi.mk/wp-content/plugins/siteorigin-panels/css/front-flex.min.css); #pgc-7116-0-0 { width:100%;width:calc(100% – ( 0 * 30px ) ) } #pg-7116-0 , #pl-7116 .so-panel { margin-bottom:30px } #pgc-7116-1-0 , #pgc-7116-1-2 { width:10%;width:calc(10% – ( 0.9 * 30px ) ) } #pgc-7116-1-1 { width:80%;width:calc(80% – ( 0.2 * 30px ) ) } #pl-7116 .so-panel:last-child { margin-bottom:0px } #pg-7116-1.panel-no-style, #pg-7116-1.panel-has-style > .panel-row-style { -webkit-align-items:flex-start;align-items:flex-start } @media (max-width:1024px) and (min-width:321px) { #pg-7116-1.panel-no-style, #pg-7116-1.panel-has-style > .panel-row-style { -ms-flex-wrap:wrap;-webkit-flex-wrap:wrap;flex-wrap:wrap } #pg-7116-1 .panel-grid-cell { -ms-flex:0 1 50%;-webkit-flex:0 1 50%;flex:0 1 50%;margin-right:0;margin-bottom:30px } #pg-7116-1 .panel-grid-cell:nth-last-child(1) { margin-bottom:0 } #pg-7116-1 .panel-grid-cell:nth-child(even) { padding-left:15px } #pg-7116-1 .panel-grid-cell:nth-child(odd) { padding-right:15px } } @media (max-width:320px){ #pg-7116-0.panel-no-style, #pg-7116-0.panel-has-style > .panel-row-style , #pg-7116-1.panel-no-style, #pg-7116-1.panel-has-style > .panel-row-style { -webkit-flex-direction:column;-ms-flex-direction:column;flex-direction:column } #pg-7116-0 .panel-grid-cell , #pg-7116-1 .panel-grid-cell { margin-right:0 } #pg-7116-0 .panel-grid-cell , #pg-7116-1 .panel-grid-cell { width:100% } #pgc-7116-1-0 , #pgc-7116-1-1 { margin-bottom:30px } #pl-7116 .panel-grid-cell { padding:0 } #pl-7116 .panel-grid .panel-grid-cell-empty { display:none } #pl-7116 .panel-grid .panel-grid-cell-mobile-last { margin-bottom:0px } }