nikolajrimskikorskakovi

Kompozitori Nikolaj Rimski-Korsakov (Николай Андреевич Римский-Корсаков) është kompozitor rus i lindur në vitin 1844 në vendin Tikhvin dhe vdiq në vitin 1908 në Lubensk.

 

Edhe pse më parë kishte treguar se ka talent për muzikën, ai së pari u shkollua në Akademinë Detare të Rusisë dhe i shërbente Marinës Ruse. Derisa nuk ishte në det, ai mori orë nga muzika te kompozitori Milij Balakirjev – fillestar i të famshmes “Pesëshes ruse”. Në moshën 29 vjeçare u tërhoq nga marina dhe iu përkushtua tërësisht muzikës.

 

Ai kurrë nuk e mbaroi konservatoriumin muzikor, por ishte profesor i kompozicionit dhe orkestrës. Kompozoi shumë, kurse veprat e tij më të rëndësishme janë operat e tij. Ka shkruar pesëmbëdhjetë opera, prej të cilave më të rëndësishmet janë “Kashkeji i pavdekshëm” dhe “Tregimi për perandorin Saltan”. Së bashku me kolegun e tij Aleksandar Glazunov e përfundoi operën e kompozitorit Aleksandar Borodin “Princi Igor”. Temat në operat e tij janë të ndryshme – historike, përrallore dhe në to gërshetohet realiteti dhe fantazia.

 

Përveç operave, ai gjithashtu ka kompozuar edhe vepra orkestrale, ndër të cilat janë “Kapriçoja spanjolle”, “Uvertura e pashkëve ruse” dhe suita simfonike “Sheherazada”. Ai gjithashtu ka shkruar edhe këngë artistike, koncerte, muzikë kamertale, vepra korale, muzikë shpirtërore.

@import url(http://libi.mk/wp-content/plugins/siteorigin-panels/css/front-flex.min.css); #pgc-7791-0-0 { width:100%;width:calc(100% – ( 0 * 30px ) ) } #pl-7791 #panel-7791-0-0-0 , #pl-7791 #panel-7791-1-1-0 { } #pg-7791-0 , #pg-7791-1 , #pl-7791 .so-panel { margin-bottom:30px } #pgc-7791-1-0 , #pgc-7791-1-2 { width:10%;width:calc(10% – ( 0.9 * 30px ) ) } #pgc-7791-1-1 { width:80%;width:calc(80% – ( 0.2 * 30px ) ) } #pl-7791 .so-panel:last-child { margin-bottom:0px } #pg-7791-1.panel-no-style, #pg-7791-1.panel-has-style > .panel-row-style { -webkit-align-items:flex-start;align-items:flex-start } @media (max-width:1024px) and (min-width:321px) { #pg-7791-1.panel-no-style, #pg-7791-1.panel-has-style > .panel-row-style { -ms-flex-wrap:wrap;-webkit-flex-wrap:wrap;flex-wrap:wrap } #pg-7791-1 .panel-grid-cell { -ms-flex:0 1 50%;-webkit-flex:0 1 50%;flex:0 1 50%;margin-right:0;margin-bottom:30px } #pg-7791-1 .panel-grid-cell:nth-last-child(1) { margin-bottom:0 } #pg-7791-1 .panel-grid-cell:nth-child(even) { padding-left:15px } #pg-7791-1 .panel-grid-cell:nth-child(odd) { padding-right:15px } } @media (max-width:320px){ #pg-7791-0.panel-no-style, #pg-7791-0.panel-has-style > .panel-row-style , #pg-7791-1.panel-no-style, #pg-7791-1.panel-has-style > .panel-row-style { -webkit-flex-direction:column;-ms-flex-direction:column;flex-direction:column } #pg-7791-0 .panel-grid-cell , #pg-7791-1 .panel-grid-cell { margin-right:0 } #pg-7791-0 .panel-grid-cell , #pg-7791-1 .panel-grid-cell { width:100% } #pgc-7791-1-0 , #pgc-7791-1-1 { margin-bottom:30px } #pl-7791 .panel-grid-cell { padding:0 } #pl-7791 .panel-grid .panel-grid-cell-empty { display:none } #pl-7791 .panel-grid .panel-grid-cell-mobile-last { margin-bottom:0px } }